Në kujtim të përkthyesit Dritan Çela që u nda i ri nga jeta De persoon die dit onderwerp heeft geplaatst: Roland Lelaj
| Roland Lelaj Canada Local time: 00:51 Lid 2008 Engels naar Albanees + ...
Përshëndetje, Këto ditë janari përkojnë me përvjetorin e lindjes së përkthyesit të ri Dritan Çela i cili u nda nga jeta në moshë shumë të re. Një përkthyes i ri por shumë i talentuar dhe me një sërë veprash botërore të botuara nga shtëpitë më të njohura botuese në Tiranë dhe Prishtinë. Më poshtë po ju dërgoj një shkrim të Visar Zhitit për përvjetorin e lindjes së këtij kolegu: "Dhe era sikur thotë emrin e Dritan Çelës" ... See more Përshëndetje, Këto ditë janari përkojnë me përvjetorin e lindjes së përkthyesit të ri Dritan Çela i cili u nda nga jeta në moshë shumë të re. Një përkthyes i ri por shumë i talentuar dhe me një sërë veprash botërore të botuara nga shtëpitë më të njohura botuese në Tiranë dhe Prishtinë. Më poshtë po ju dërgoj një shkrim të Visar Zhitit për përvjetorin e lindjes së këtij kolegu: "Dhe era sikur thotë emrin e Dritan Çelës" ... Pastaj, si të thuash, do të vdisja unë, do të më flaknin në burg për punë poezish. Në hetuesitë e ferrit do të më pyesnin edhe për shkrimtarin Zija Çela, për një roman të tij ku protagonisti kishte emrin tim dhe jo vetëm emrin, ç’lidhje kishit ju të dy, i pandehur, fol! etj., etj. Por Dritani na i kishte ndarë detyrat, duhej të tregoheshim pak skënderbejanë para errësirës dhe së keqes. Në burg, pas punës rraskapitëse në minierë, lexoja edhe gazetat me një tjetër qëllim, kërkoja emrat e miqve nëpër shkrime, të atyre që doja. Pra janë, çankthërohesha, nuk i kanë përzënë, dënuar. Ja emri i Rudolf Markut, Ndoc Gjetjes, Bujar Xhaferrit, Faslli Halitit... I vetmi komunikim që më kishte mbetur. Ja, emri si pakëz shqiptar, arbëresh më shumë, i Dino Buzzati-t. Tregime të jashtëzakonshme, të shkëlqyera për t’i lexuar sidomos në burg. Të përkthyera posaçërisht për ne, thosha me vete. Dhe emrat e përkthyesve: Zija dhe Dritan Çela... http://www.gazeta-shqip.com/ndryshe/6a7e5a984cea2ab2489226c29703b9b9.html ▲ Collapse | | | Blerta Alikaj Verenigde Staten Local time: 00:51 Engels naar Albanees + ...
Më vjen keq. Iu prehtë shpirtin në paqe! | | | Ledja Verenigd Koninkrijk Local time: 05:51 Engels naar Albanees + ... Përkthime nga Dritan Çela | Jan 22, 2012 |
Lexova disa shkrime të tjera nëpër internet dhe është me të vërtetë e pafat humbja mbi të gjitha e parakohshme e një jete, por dhe e një njeriu me talent kaq të spikatur e të natyrshëm në përkthime. Me nderimet me të cilat pashë se janë shprehur për punën e tij njerëz të shquar të letrave, lista e mëposhtme e përkthimeve nga Dritan Çela duket se do lexuar se s'bën: Vincenzo Sciascia Përrallë lirie (Shtëpia botuese "Apolonia", 1992)<... See more Lexova disa shkrime të tjera nëpër internet dhe është me të vërtetë e pafat humbja mbi të gjitha e parakohshme e një jete, por dhe e një njeriu me talent kaq të spikatur e të natyrshëm në përkthime. Me nderimet me të cilat pashë se janë shprehur për punën e tij njerëz të shquar të letrave, lista e mëposhtme e përkthimeve nga Dritan Çela duket se do lexuar se s'bën: Vincenzo Sciascia Përrallë lirie (Shtëpia botuese "Apolonia", 1992) Dino Buzzati: Gruaja me flatra (Shtëpia botuese "Naim Frashëri", 1993) Dino Buzzati: Shkretëtira e Tartarëve (SHBL 1995, "LETRAT" 2002) Dino Buzzati: Një dashuri (Shtëpia botuese "LETRAT", 2002) Suzana Tamaro: Thuaji zemrës po (Shtëpia botuese "Çabej", 1996) Carmine Abate: Shtegtimi i unazës (SHBL, 1994) Luigi Pirandello: Një, asnjë dhe njëqindmijë (Shtëpia botuese "Sejko", 2002) Luciano de Crescenzo: Dyshimi (Shtëpia botuese "Naim Frashëri", 1998) Italo Calvino: Komikat kozmike (Shtëpia botuese "LETRAT", 2002) Alessandro Baricco: Mëndafshi yt, zonjë (Shtëpia botuese "LETRAT", 2003) Fiabe albanesi (Përralla shqiptare - BESA - përkthim nga italishtja në shqip, 2005) ▲ Collapse | | | Ngushëllime dhe mirënjohje | Jan 22, 2012 |
Ngushëllime të sinqerta si familjes ashtu edhe miqve dhe lexuesve të Dritanit. Humbje e madhe për kulturën shqiptare të cilën e ka pasuruar me shumë vepra që meritojnë të lexohen në çdo gjuhë. Sa gjuhë flet dikush aq herë është njeri, thënie që humbjen e tij e bën aq më të madhe.
[Edited at 2012-01-22 19:45 GMT] | | | We hebben geen speciale moderator aangesteld voor dit forum. Wanneer u overtredingen van de sitevoorschriften wilt melden of hulp wilt hebben, neem dan contact op met ProZ.com-medewerkers » Në kujtim të përkthyesit Dritan Çela që u nda i ri nga jeta Trados Studio 2022 Freelance | The leading translation software used by over 270,000 translators.
Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop
and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.
More info » |
| Anycount & Translation Office 3000 | Translation Office 3000
Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.
More info » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |