Pagina's in het onderwerp:   [1 2] >
Off topic: Thonë se humori dhe e qeshura të zgjasin jetën...
De persoon die dit onderwerp heeft geplaatst: Monika Coulson
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 08:30
Lid 2001
Engels naar Albanees
+ ...
SITE LOCALIZER
Jul 23, 2003

Po e hap këtë rubrikë vetëm për të shkruar shaka të ndryshme. Jeni të gjithë të mirëpritur të shkruani shakatë që dini (kuptohet jo me kuptime banale apo fyese). Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

[Edited at 2003-07-23 03:15]


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 08:30
Lid 2001
Engels naar Albanees
+ ...
ONDERWERPSTARTER
SITE LOCALIZER
"I zgjuari" Jul 23, 2003

Në një spital të çmendurish shkojnë mjekët për të vizituar pacientët dhe për të parë se mos ishte përmirësuar ndonjëri prej tyre. Të gjithë po bënin sikurse po hanin gjellë në pjata bosh.

Vetëm një kishte mbetur ashtu dhe shikonte pjatën.

Shkon njëri nga mjekët për ta pyetur, duke menduar se i kishte ardhur truri në vend :

- Përse nuk po hani dhe ju si të tjerët?

- Po ja, po pres derisa të më ftohet gjella, - pë
... See more
Në një spital të çmendurish shkojnë mjekët për të vizituar pacientët dhe për të parë se mos ishte përmirësuar ndonjëri prej tyre. Të gjithë po bënin sikurse po hanin gjellë në pjata bosh.

Vetëm një kishte mbetur ashtu dhe shikonte pjatën.

Shkon njëri nga mjekët për ta pyetur, duke menduar se i kishte ardhur truri në vend :

- Përse nuk po hani dhe ju si të tjerët?

- Po ja, po pres derisa të më ftohet gjella, - përgjigjet ai!


[Edited at 2003-07-23 02:40]
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 08:30
Lid 2001
Engels naar Albanees
+ ...
ONDERWERPSTARTER
SITE LOCALIZER
Ndihma... Jul 23, 2003

Një e moshuar i lutet një vogëlushi:
- A mund të më ndihmosh ta kaloj rrugën xhan?
- Po, por duhet të presim dritën e gjelbër - përgjigjet djali.
- Ehuuu në të gjelbër e kaloj dhe vetë unë.


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 08:30
Lid 2001
Engels naar Albanees
+ ...
ONDERWERPSTARTER
SITE LOCALIZER
Mos bëj zë... Jul 23, 2003

Një burrë vete te dentisti për të nxjerrë një dhëmballë. E merr ndihmesi dhe i nxjerr dy përnjëherësh. Burri zu të qahet se i nxori dhe një dhëmballë të mirë, po ndihmësi i thotë:
- Mos bëj zë, se të del ustai e të kërkon të paguash për dy!


 
Rozafa
Rozafa
Albanees naar Engels
+ ...
Fondet ne bashki Jul 23, 2003

Kafshet e pyllit donin te ndertonin nje banjo publike ne pyll dhe duhet qe te merrnin fonde ne bashki.
Luani si me i forti tha:
-Do shkoj une.
Shkon dhe kthehet duarbosh.
Pas tij shkon dhe elefanti por edhe ky kthehet duarbosh.
- Do shkoj une nje here -tha gomari.
Te gjitha kafshet filluan te qeshin.
Shkon gomari dhe kthehet me cekun ne dore.
- Si ia bere e pyeten kafshet e tjera?
- Po atje te gjithe gomere ishin kusherinj te mi


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 08:30
Lid 2001
Engels naar Albanees
+ ...
ONDERWERPSTARTER
SITE LOCALIZER
Dua të le duhanin... Jul 24, 2003

-Dua të le duhanin, por nuk di si t'ja bëj...
-E ke provuar me karamele?
-Po por ato nuk ndizen!


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 08:30
Lid 2001
Engels naar Albanees
+ ...
ONDERWERPSTARTER
SITE LOCALIZER
Zoti dhe shqiptari Oct 30, 2003

Amerikani, gjermani dhe shqiptari shkuan për të takuar Zotin. Kur u paraqit amerikani, Zoti u ngrit nga karrigia dhe e përshëndeti. Të njëtën gjë bëri edhe kur u paraqit gjermani. Kur i erdhi radha shqiptarit, Zoti nuk lëvizi nga vendi.

-Pse nuk u ngritët për mua Zot? - pyeti shqiptari.
-Po të ngrihem nga karrigia për ty, kam frikë se më ze vendin - iu përgjigj Zoti.


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albanië
Local time: 16:30
Lid 2003
Engels naar Albanees
+ ...
Shumë sëmurë Nov 4, 2003

- Doktor, jam shumë sëmurë. Kudo që të prek më dhëmb shumë. Ja, vë këtë gishtin këtu - më dhëmb, vë këtë gishtin këtej - më dhëmb, vë këtë gishtin nga kjo ana tjetër, prapë më dhëmb. Ç'të jetë doktor?

- Jo edhe aq serioze. Thjeshtë ke thyer gishtin ndaj të dhëmb kudo që e vë.


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albanië
Local time: 16:30
Lid 2003
Engels naar Albanees
+ ...
Lypsari Nov 4, 2003

Një i kamur i jepte gjithmonë një lypsari në një cep rruge lemoshë të majme. Një ditë, ai filloi t'i jepte gjithmonë e më pak. Lypsari e pyeti pse dhe ai u përgjigj se kishte menduar të fillonte një biznes dhe mëkëtë rast duhet të shkurtonte shpenyimet. Meqë lypsari bënte pjesë në shpenzimet e tij, kishte edhe filluar t' jepte gjithmonë e më pak. E lypsari:
- Pse, mo, me patratë e mia do bësh biznes ti?

[Edited at 2003-11-04 08:11]


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albanië
Local time: 16:30
Lid 2003
Engels naar Albanees
+ ...
Një fjalë më shumë Nov 5, 2003

Gruaja: - Po the edhe një fjalë unë do të iki tek mamaja ime.
Burri - Taksiiiiiii!!

[Edited at 2003-11-05 10:34]


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albanië
Local time: 16:30
Lid 2003
Engels naar Albanees
+ ...
Martuar me mami Nov 5, 2003

Djali - Babi, pse u martove me mani ti?
Babai - Edhe ti çuditesh, hë?


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albanië
Local time: 16:30
Lid 2003
Engels naar Albanees
+ ...
Gjermani.... Nov 5, 2003

Gjyshja - Moj bijë, si e kishte emrin ai gjermani për të cilin lashë mendtë e kokës?
Mbesa - Altzaimer, gjyshe.........


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albanië
Local time: 16:30
Lid 2003
Engels naar Albanees
+ ...
Mjeku Nov 5, 2003

Gruaja: I dashur, mjeku më tha se për t'u shëruar shpejtë duhet të shkoj një muaj në mal, një muaj në plazh dhe një muaj në fshat. Ku do shkojmë në fillim?
Burri- Tek një mjek tjetër!


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albanië
Local time: 16:30
Lid 2003
Engels naar Albanees
+ ...
Gruaja që gatuan Nov 5, 2003

- Gruaja ime gatuan gjëra që të shkrihen në gojë
- Vërtetë, kam mirë gatuan?
- Jo, jo gjellë të ngrira siç i merr nga frigoriferi apo nga supermerkatoja.


 
Pagina's in het onderwerp:   [1 2] >


We hebben geen speciale moderator aangesteld voor dit forum.
Wanneer u overtredingen van de sitevoorschriften wilt melden of hulp wilt hebben, neem dan contact op met ProZ.com-medewerkers »


Thonë se humori dhe e qeshura të zgjasin jetën...






Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »
Trados Business Manager Lite
Create customer quotes and invoices from within Trados Studio

Trados Business Manager Lite helps to simplify and speed up some of the daily tasks, such as invoicing and reporting, associated with running your freelance translation business.

More info »