Over the course of many years, without making any great fuss about it, the authorities in New York disabled most of the control buttons that once operated pedestrian-crossing lights in the city. Computerised timers, they had decided, almost always worked better. By 2004, fewer than 750 of 3,250 such buttons remained functional. The city government did not, however, take the disabled buttons away—beckoning countless fingers to futile pressing.
Initially, the buttons survived because of the cost of removing them. But it turned out that even inoperative buttons serve a purpose. Pedestrians who press a button are less likely to cross before the green man appears, says Tal Oron-Gilad of Ben-Gurion University of the Negev, in Israel. Having studied behaviour at crossings, she notes that people more readily obey a system which purports to heed their input.
Inoperative buttons produce placebo effects of this sort because people like an impression of control over systems they are using, says Eytan Adar, an expert on human-computer interaction at the University of Michigan, Ann Arbor. Dr Adar notes that his students commonly design software with a clickable “save” button that has no role other than to reassure those users who are unaware that their keystrokes are saved automatically anyway. Think of it, he says, as a touch of benevolent deception to counter the inherent coldness of the machine world.
That is one view. But, at road crossings at least, placebo buttons may also have a darker side. Ralf Risser, head of FACTUM, a Viennese institute that studies psychological factors in traffic systems, reckons that pedestrians’ awareness of their existence, and consequent resentment at the deception, now outweighs the benefits. | Me kalimin e viteve, pa çuar shumë peshë, autoritetet e Njujorkut i bënë të pavlefshme shumicën e sustave të komandës, që dikur e vinin në veprim shenjën për këmbësorë në semaforët e qytetit. Ata kishin arritur në përfundimin se kohëmatësit digjital thuajse përherë punonin më mirë. Në vitin 2004, më pak se 750 nga 3250 sustat e këtij lloji edhe më tej ngeleshin të përdorshme. Megjithatë, bashkia e qyteti nuk i hoqi sustat e pavlefshme—gjë që u dha shkas një mori gishtash të vazhdonin t’i shtypnin më kot. Fillimisht, sustat mbetën në përdorim meqë largimi i tyre ishte i kushtueshëm. Por me sa duket, madje edhe sustat e pavlefshme i shërbejnë një qëllimi të caktuar. Këmbësorët që e shtypin sustën ka më pak të ngjarë ta kalojnë rrugën pa u paraqitur njeriu i gjelbërt, thotë Tal Oron-Gilad nga Universiteti i Ben-Gurion i Negevit, në Izrael. Mbasi studioi sjelljen e këmbësorëve nëpër vendkalime, ajo nxjerr në pah se njerëzit shfaqin më tepër gatishmëri t’i binden një sistemi që bën gjoja se i ndjek urdhërat e tyre. Sustat e padobishme krijojnë përshtypjen se kryejnë punë ngaqë njerëzve u pëlqen ndjesia e kontrollit mbi pajisjet që përdorin, thotë Ajtan Adar, ekspert i ndërveprimit midis njerëzve dhe kompjuterëve pranë Universitetit të Miçigenit, në An Arbor. Dr Adar thekson se studentët e tij shpesh krijojnë programe me mundësinë për të shtypur “rruaj," që nuk ka tjetër rol përveçse t’ua heq merakun përdoruesve, të cilët nuk janë në dijeni se gjithsesi të dhënat e tyre rruhen vetvetiu. Quajeni këtë një hile fare të vogël dashamirëse, si përpjekje për të ngushtuar hendekun që prek thelbin e botës së makinave, thotë ajo. Ky është vetëm një këndvështrim. Mirëpo, të paktën kur bëhet fjalë për vendkalime, sustat që krijojnë përshtypjen se kryejnë punë mund të kenë edhe anën e tyre të errët. Ralf Riser, kryetar i institutit Vienez që studijon faktorët psikologjikë në trafik, FACTUM, është i mendimit se ndjenja e inatit te këmbësorët, të cilët janë të vetëdijshëm se këto susta ndodhen aty vetëm për t’i mashtruar ata, i zhbën dobitë që i sjellin. |